Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Qeveria të ndërgjegjësohet për krizën ekonomike në vend
English

Rama: Qeveria të ndërgjegjësohet për krizën ekonomike në vend

Tiranë, 8 prill, NOA - Kryesocialisti Edi Rama ka reaguar sot pas deklaratave të Fondit Monetar Ndërkombëtar për krizën ekonomike.

Rama akuzoi qeverinë shqiptare dhe kryeministrin Berisha për thellimin e kësaj krize në vendin tonë. Sipas tij, kambanat e FMN-së ishin për qeverinë.

Ai tha se FMN, Â deklaroi rritje ekonomike 0 për Shqipërinë. Ai i bëri thirrje kryeministrit Berisha "të mos e çojë vendin në qorrsokak, por të dëgjojë FMN e Bankën Botërore."

Rama theksoi se nga kriza ekonomike po thellohet çdo javë më shumë e çdo ditë më shumë po ulet fuqia blerëse e familjeve shqiptare, gjithashtu po rritet numri i të papunëve e si pasojë i të varfërve.

Z.Rama nënvizoi se qeveria po vendos taksa abuzive për bizneset dhe paga reference.

Kryesocialisti Rama akuzoi qeverinë Berisha për pasojat e rënda të krizës ekonomike e sociale. Sipas tij , qeveria mohon krizën për efekt elektoral.

"Kthimi i buxhetit në realitet është i domosdoshëm, të mos shihet si një thes ku futen duart për shpenzim elektoral, por si pasuri e përbashkët që të përdoret me shumë kujdes. Qeveria duhet ta pranojë krizën e të marrë masa për përballimin e saj. E domosdoshme është të mos thellohet borxhi"- tha Rama gjatë konferencës për mediat.

s.v/NOA

KOMENTE