Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zvicra bllokon fondet për Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik
English

Zvicra bllokon fondet për Organizatën e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik

Zyrih, 8 prill, NOA - Në shenjë proteste ndaj përfshirjes së saj në një listë "gri" të vendeve të cilësuara si parajsa fiskale, Zvicra zyrtare ka bllokuar fondet e destinuara për Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik (OCDE).

Sipas burimeve të ministrisë zvicerane të Ekonomisë, ky vend ka përdorur të drejtën e vetos" për të bllokuar një shumë prej 136 000 eurosh për bashkëpunimin mes G20-s dhe OCDE-së.

Zvicra, e cila gjendej nën presionin e komunitetit ndërkombëtar, pranoi muajin e kaluar të zbusë sekretin e saj bankar duke u përshtatur me standardet e OCDE-së, e megjithatë, ajo përfundoi në një listë gri të përgatitur nga organizata me rastin e samitit të G20-s më 2 prill në Londër. Ajo paraqitet mjaft e indinjuar që ekspertët e kësaj organizate para publikimit të raportit në fjalë, nuk kanë komunikuar me të më parë.

Presidenti i Konfederatës dhe ministër i Financave, Hans-Rudolf Merz, ka "shprehur keqardhjen për procedurën dhe kriteret që janë përdorur për hartimin e listës", duke shtuar se Konfederata nuk është një parajsë fiskale.

n.e/NOA

KOMENTE