Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Karamanlis: Emri i ardhshëm i Maqedonisë, do jetë i përbërë gjeografikisht
English

Karamanlis: Emri i ardhshëm i Maqedonisë, do jetë i përbërë gjeografikisht

Athinë, 13 prill, NOA - Ndërsa Greqia ka shprehur shpresën se presidenti i porsazgjedhur maqedonas do të punojë për zgjidhjen e çështjes së emrit, kryeministri grek ka theksuar se pasaporta e Maqedonisë për anëtarësimin në strukturat euro-atlantike, do të jetë një emër i përbërë, me referencë gjeografike, i cili do të përdoret kundrejt të gjithëve dhe jo vetën në marrëdhëniet me Greqinë.

Kryeministri grek, Kostas Karamanlis këtë deklaratë e ka bërë në fundjavë gjatë një takimi me elektoratin në rajonin që njihet si "Maqedoni greke". "Rruga për integrimin euro-atlantik e Maqedonisë, kalon detyrimisht nga marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë me gjithë pjesëtarët e familjes ku aspirojnë të integrohen.

Kusht kryesor në këtë rrugë është arritja e një zgjidhjeje reciprokisht të pranueshme në çështjen e emrit të vendit fqinj. Pasaporta e tyre për strukturat euro-atlantike kërkon një emër të përbërë, me referencë gjeografike dhe që të vlejë kundrejt të gjithëve. Dhe përgjegjësia për këtë pasaportë i përket Shkupit", tha kryeministri grek.

"Është momenti i zgjedhjes, larg fanatizmave, nacionalizmave dhe urrejtjes nacionale," theksoi ai. Pala greke ka vlerësuar veçanërisht edhe deklaratën e sekretares amerikane të shtetit Hillari Klinton se ajo e sheh si krejt të arsyeshme gjetjen e zgjidhjes mbi bazën e një emri të përbërë, dhe se të dy palët duhen inkurajuar në atë krah.

n.e/NOA

KOMENTE