Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndeshjet e fundjavës, përmbysje rezultatesh në listat e kampionateve
English

Ndeshjet e fundjavës, përmbysje rezultatesh në listat e kampionateve

Paris, 13 prill, NOA - Fundjava ka shënuar një përmbysje rezultatesh në listat e kampionateve të Evropës, falë ndeshjeve që dhuruan surpriza të paparashikueshme në Francë, Spanjë dhe Itali.

Kështu, kampioni në fuqi i Francës, "Olimpique Lyon", ka barazuar në fushën e tij me rezultatin 2-2 përballë ekipit të "Monaco"-s, duke humbur kreun e tabelës të cilën tani e mban ekipi i mesfushorit shqiptar Lorik Cana, "Olimpique Marseille", që oak kohë më parë mposhti edhe ekipin e "Grenouble".

Nga ana tjetër, ekipi i "Atletico"-s ka fituar ndaj atij të "Deportivo"-s me rezultat 2-1.

Tre pikët e reja mbajnë "Atleticon" në pozicionin e gjashtë me 46 pikë, sa ka edhe "Malaga" në vendin e shtatë. Ndërsa "Deportivo" do të vazhdojë të mbajë pozitën e tetë me 43 pikë. Ndërsa në kampionatin italian surprizë ishte ndeshja e ekipit të "Regginës", ku e ndodhur vetëm me nëntë lojtarë në fushim ajo ka humbur ndaj ekipit të "Udinese"-s.

"Reggina" mban kështu fundin e tabelës me 20 pikë, derisa "Udinese" mbledh 39 pikë në pozicionin e 13-të.

n.e/NOA

KOMENTE