Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Për Ditën e Evropës mbahet Gjysmëmaratona e tetë Ndërkombëtare e Prishtinës
English

Për Ditën e Evropës mbahet Gjysmëmaratona e tetë Ndërkombëtare e Prishtinës

Hajdin Islami

Prishtinë, 24 prill NOA - Federata Atletike e Kosovës, Departamenti i Sporteve të Kosovës dhe Drejtoria për Sport dhe Rini e Komunës së Prishtinës, do të organizojnë Gjysmëmaratonën e tetë Ndërkombëtare të Prishtinës më 9 Maj 2009.

Organizatori i kësaj gjysmëmaratone njofton se si edhe viteve të tjera edhe këtë vit kjo garë do të simbolizojë vlerat e paqes, tolerancës, ko-ekzistencës dhe përsosmërisë së sportit.

Gjatë vitit të kaluar, 345 garues nga shumë shtete, ishin ndarë të kënaqur me organizimin e kësaj maratone në një atmosferë me program të larmishëm rreth garës.Â

Organizatori këtë vit mendon se përvoja pozitive e viteve të kaluara do të motivoj edhe më tepër garuesit që të kënaqen në këtë garë e cila në të njëjtën kohë është gazmore dhe garuese.Â

Derisa të gjithë ata garues që e përfundojnë garën do të shpërblehen me certifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre, çmim i konsiderueshëm që në vlerë totale është 10.000 euro do t'i dhurohet garuesve më të mirë në kategorinë e seniorëve, tre në kategorinë e veteranëve, tre garuesve të vrapimit 5 km dhe tre garuesve me aftësi të kufizuara.Â

Të gjitha kategoritë e cekura shpërblimet do të ndahen në dy gjinitë (meshkuj dhe femra). Donator kryesor i këtij manifestimi të madh është ProCredit Bank në Kosovë.

h.s/NOA

KOMENTE