Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Po kalonte pikën e kufirit, ndalohet se kishte fshehur një automatik në makinë
English

Po kalonte pikën e kufirit, ndalohet se kishte fshehur një automatik në makinë

Gjirokastër, 25 prill, NOA - Forcat e Policisë së Gjirokastrës kanë arrestuar në Â flagrancë 23-vjeçarin Spiro Ziu, lindur dhe banues në Selenicë të Vlorës, pasi duke kaluar pikën kufitare të Kakavijës, me automjetin e tij Ford RIO, YEI 55 69, gjatë kontrollit të ushtruar në të, iu gjet një armë zjarri automatike model 56 e tipit kallashnikov.

Sipas të dhënave të policisë për agjencinë e Lajmeve NOA, arma ishte fshehur në pjesën e pasme të motorrit, poshtë baterisë së makinës.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe specialistët e parandalimit të Krimit, të cilët kanë bërë shoqërimin e tij për në Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe arrestimin në flagrancë të tij për veprën penale "Prodhim dhe mbajtie pa leje e armëve luftarake dhe municioneve, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrau arma e zjarrit dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Bëhet e ditur se ai po udhëtonte së bashku me K.V, nga Kreta, të cilën e kishte të njohurën e vet dhe e kishte marrë për vizitë në Shqipëri. Ajo, pas deklarimeve të dhëna është lënë e lirë.

n.e/NOA

KOMENTE