Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Edi Rama: Aleancë strategjike mes bujkut, fermerit dhe shtetit
English

Edi Rama: Aleancë strategjike mes bujkut, fermerit dhe shtetit

Vlorë, 1 maj NOA - Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka vazhduar sot të prezantojë Programin e ri qeverisës të socialistëve, si një dokument, i cili tha se do të nisë nga zbatimi të nesërmen e fitores, në 29 Qershor.

Edi Rama në turin e tij për të prezantuar këtë dokument themelor, të cilin nuk e quan një listë premtimesh elektorale, ka qenë në ndalesën e radhës në Llakatund të Vlorës.

Në këtë fshat Edi Rama ka bërë publik disa nga pika të panit të PS për të ndryshuar fshatin.

"Shqipëria sot vuan nga një varfëri që në zonat rurale është 50 % më e lartë se në qendrat urbane, thanë drejtuesit socialistë që morën fjalën në këtë takim në Llakatund, madje Shqipëria sot vuan nga një varfëri që shton varfërinë, për shkak se ndaj varfërisë kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë përgjigjet e duhura nga politikat qeverisë", - deklaroi z.Rama.

Ai u shpreh gjatë fjalës së tij u ndal tek ajo se çfarë do të bëjë PS në qeverisjen e saj: "Ne do të krijojmë Ministrinë e zhvillimit Rural, e cila do të fokusohet tek fshati, e cila do të përqendrojë të gjitha fuqitë tona intelektuale dhe financiare për zhvillimin e fshatit, dhe që do të jetë në krah të të gjithë bujqve e fermerëve shqiptarë në të gjitha komunat dhe fshatrat e vendit".

Rama premtoi se do t'i hapet rrugë një zhvillimi që "jo vetëm nuk është i pamundur por që është i tëri në dorën tonë, sepse jetojmë në një vend të cilit Zoti i ka falur gjithçka që na duhet që populli ynë të jetojë në qetësi dhe në mirëqenie. E në rast se sot jetojmë në varfëri e papunësi ky nuk është as faji i vendit as faji i popullit, por është faji i një politike të vjetër me të cilën do të ndahemi më 28 Qershor".

e.l/NOA

KOMENTE