Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parada festive, familja mbretërore në Hollandë i shpëton atentatit, 5 të vdekur
English

Parada festive, familja mbretërore në Hollandë i shpëton atentatit, 5 të vdekur

Amsterdam, 1 maj, NOA - 5 të vdekur dhe 12 të plagosur ka qenë bilanci i një sulmi të parapërgatitur kundër familjes mbretërore në Hollandë.

Mbretëresha hollandeze Beatrix dhe familja e saj kanë shpëtuar me shumë fat nga një sulm që ishte planifikuar të kryhej kundër tyre gjatë paradës festive për 'Ditën e mbretëreshave' në qytetin Apeldoorn.

Shoferi i një makine të vogël, e drejtoi automjetin e tij drejt autobuzit që transportonte familjen mbretërore dhe eci me shpejtësi në drejtim të masave me njerëz. Të paktën 5 njerëz humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën.

Burri në gjendje amoku, i cili u plagos gjithashtu, pohoi më vonë për policinë hollandeze se kishte pasur si qëllim të vriste familjen mbretërore. Prokuroria e Përgjithshme ka deklaruar se ky sulm nuk përmbante qëllime terroriste.

Mbretëresha Beatrix u ka shprehur ndërkohë familjeve të viktimave keqardhjen e saj.

n.e/NOA

Â

KOMENTE