Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha nënshkruan marrëveshje elektorale më LDK-në
English

Kryeministri Berisha nënshkruan marrëveshje elektorale më LDK-në

Tiranë 6 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë nënshkroi sot marrëveshjen elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit me kryetarin e Lidhjes  Demokristiane të Shqipërisë (LDK), Nikollë Lesi.

 "Firmosëm këtë marrëveshje me Lidhjen Demokristiane të Shqipërisë, marrëveshje e cila garanton bashkërendimin e të gjitha përpjekjeve për të fituar zgjedhjet e 28 qershorit dhe për të qeverisur së bashku në mandatin e ardhshëm" u shpreh kryeministri gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas ti kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme sepse pjesë e spektrit politik të mazhorancës ka qenë fillimisht Partia Demokristiane dhe më pas Lidhja Demokristiane. "Me zotin Lesi kemi bërë fushatën e vitit 2005 dhe në fund të mandatit ky i gjen të realizuara më shumë se kushdo tjetër dy kërkesat e tij më madhore, të cilat janë bërë realitet. Sapo jam kthyer nga Thumana ku në 8 vjet ishin investuar 13 milionë lekë, ndërsa në këto 4 vjet 335 milionë lekë. Kjo situatë investimesh është në mbarë vendin" shtoi me tej Berisha.

k.k/NOA

KOMENTE