Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Withers merr në mbrojtje prokurorinë: Lëreni të punojë e pavarur, jashtë ndikimeve politike
English

Withers merr në mbrojtje prokurorinë: Lëreni të punojë e pavarur, jashtë ndikimeve politike

Tiranë, 6 maj, NOA - Organi i akuzës duhet të lihet të punojë i qetë për të përmbushur detyrimin e tij, jashtë çdo ndikimi politik. Një fakt të tillë e ka theksuar dje ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, gjatë një konference të mbajtur në kuadrin e dy-vjetorit të krijimit të Task Forcës kundër korrupsionit.

Në fjalën e tij, Withers deklaroi se çdo presion, sulm apo kërcënim mbi pavarësinë e Prokurorisë është hap prapa për vendin.

Në kuadrin e luftës antikorrupsion, kryediplomati amerikan tha se Shqipëria duhet të ketë si prioritet pavarësinë e prokurorëve, për të garantuar ecurinë e reformave dhe përparimin në të gjitha proceset e nevojshme të integrimit.

Ashtu siç ka bërë vazhdimisht, përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka vlerësuar punën e Prokurorise dhe ka theksuar besimin në rritje që ka publiku tek organi i akuzës.

"Punonjësit e prokurorisë kanë një detyrë shumë të vështirë, ndaj duhet të lihen të punojnë të pavarur dhe të qetë", tha Uidhers në fjalën e tij.

Ndër të tjera, ai paralajmëroi se SHBA mbështet partnerët shqiptarë për të krijuar filialet e Task Force në 6 qytete të tjera të Shqipërisë. Njësia luftës kundër krimit ekonomik do të ngrihet në Vlorë, Fier, Korçë, Gjirokastër, Durrës e Shkodër.

n.e/NOA

KOMENTE