Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
FMN zyrtarizon anëtarësimin e Kosovës, tjetër grusht shkatërrues ndaj Serbisë
English

FMN zyrtarizon anëtarësimin e Kosovës, tjetër grusht shkatërrues ndaj Serbisë

Prishtinë, 9 maj/NOA - Fondi Monetar Ndërkombëtar zyrtarizoi sot ftesën ndaj Republikës së Kosovës që të bëhet anëtarja e 186 e këtij institucioni financiar.

Këshilli Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar tha sot se ka verifikuar votimin e Këshillit të Guvernatorëve që Kosovës t'i ofrohet anëtarësimi.

Kosova pritet që të bëhet edhe zyrtarisht anëtare e Fondit Monetar Ndërkombëtar në çastin kur përfaqësuesi i saj i autorizuar në Uashington nënshkruan dispozitat e marrëveshjes.

Ndërkohë, i menjëhershëm ishte reagimi nga Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai deklaroi sot se Kosova e përshëndet ofertën për anëtarësim të Fondit Monetar Ndërkombëtar. "E gjithë Kosova e përshëndet partneritetitn me Fondin Monetar Ndërkombëtar", tha Hashim Thaçi dhe shtoi se "së bashku, do të arrijmë rezultate të mëdha".

Më tej, kryeministri Thaçi, theksoi se Kosova, si anëtare e FMN-së, do të ketë "qasje maksimale në bashkëpunimin global monetar dhe mundësi të mëdha, por edhe përgjegjësi serioze".

Para pak kohësh, Beogradi ka kërkuar 2 deri 3 miliardë dollarë ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar me qëllim të përballimit të krizës ekonomike me të cilën aktualisht ballfaqohet.

Por, për Serbinë një nga pengesat në tejkalimin e krizës ekonomike mund të dalë politika e Beogradit ndaj Kosovës. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sikundër informojnë mediat gjermane, përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar kanë vënë Serbinë para zgjedhjes - ose do të ndryshoni politikën ndaj Kosovës, ose nuk ka para.

e.l/NOAÂ

KOMENTE