Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS: Korrupsioni e ka kthyer kryeministrinë në godinë aferash familjare
English

PS: Korrupsioni e ka kthyer kryeministrinë në godinë aferash familjare

Tiranë, 10 maj NOA - Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste (PS), Erion Braçe, doli sot para portës qendrore të Kryeministrisë ku akuzoi se ky institucion është shndërruar në objekt aferash familjare.

Braçe shprehu ato që i cilësoi shqetësime lidhur me korrupsionin, me klientelizmin, me konfliktin e interesave dhe natyrisht me përfitimet e paligjshme, gjatë gjithë këtyre tre viteve të fundit.

"Pikërisht masiviteti, përhapja dhe përfshirja në këtë listë të gjatë e fenomeneve negative, korruptive dhe të përfitimeve të paligjshme të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, ka bërë që godina, para së cilës jemi sot, të mos jetë më selia e qeverisë së qytetarëve, por të jetë selia apo shtëpia e mëkatarëve, pasi nga dita në ditë, përfaqësuesit e kësaj selie shtojnë mëkatet e tyre në kurriz të qytetarëve shqiptarë", - tha deputeti i PS.

Ai shtoi se "dokumentet e publikuara sot në disa të përditshme, korrespondenca e publikuar sot, mes vajzës së kryeministrit ee bizneseve private, me qëllim përmbylljen e një marrëveshjeje të qartë me vendim qeverie, biznesin e saj, e këtij biznesmeni privat, dëshmojnë më së miri se vendimmarrja e qeverisë së Republikës së Shqipërisë nuk është më vendimmarrje në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por është një vendimmarrje në përputhje me klientët e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe përfitimet e paligjshme të familjes biologjike të kryeministrit dhe në konflikt të pastër interesi".

Sipas deputetit socialist, "kemi dokumente që dëshmojnë që një biznes i madh regjistrohet si biznes i vogël, pavarësisht tarifave marramendëse që aplikon, ndërkohë që, pikërisht që paratë që duhet të mblidhen dhe që evazohen nga ky biznes familjar i kryeministrit, kanë filluar t'u mblidhen me 10% mësuesve, pedagogëve, mjekëve, infermierëve, policëve dhe gjithë punonjësve të ndershëm të administratës së shtetit, që prej muajsh taksohen me 10%".

e.l/NOA

KOMENTE