Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Petrelë: Programi i qeverisë sime është fund e krye në interes të popullit
English

Berisha në Petrelë: Programi i qeverisë sime është fund e krye në interes të popullit

Petrelë, 11 maj NOA - Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje pasdite në inaugurimin e përfundimit të punimeve për ujësjellësin e ri të komunës Petrelë, dhe më pas zhvilloi një takim me banorët e kësaj komune.

Berisha u premtoi banorëve të komunës së Petrelës se në mandatin e dytë qeveria e tij do të financojë çdo projekt në këtë komunë, në mënyrë që ajo të shndërrohet në një nga qendrat më të rëndësishme turistike të kryeqytetit, duke përmirësuar dhe jetën e tyre.

"Rrugën, nga Mulleti deri këtu do ta rindërtojmë, me dy korsi, me ndriçimin më të bukur, me trotuare, me veprat e artit dhe çdo gjë tjetër. Sikundër, do ndërtojmë rrugën nga këtu dhe te Kalaja e vjetër e Siopit, në mënyrë që të lidhim këto dy qendra të rëndësishme historike" u shpreh kryeministri para banorëve të komunës së Petrelës.

"Unë do të garantoj mbështetjen dhe financimin e qeverisë edhe sikur ju të siguroni 500 hektar ullishte. Prandaj, ju bëj thirrje ju dhe këshillit komunal, të bashkëpunoni me fermerët dhe të përcaktoni sipërfaqet e reja për ullishte. Vetëm në këta katër muaj, nga iniciativa dhe nxitja e qeverisë, në Shqipëri janë mbjellë 2 milionë rrënjë ullinj. Ne jemi zotuar se në 4 vitet e ardhshme do të financojmë mbjelljen e  20 milionë rrënjë ullinj. Le të punojmë së bashku për ta tejkaluar këtë shifër" shtoi më tej Berisha.

Sipas tij, programi i qeverisë së tij është program fund e krye i interesave të popullit.

"Kurrë nuk kam dëgjuar që një opozitë të thotë të mos rriten rrogat e pensionet. Ajo nisi konferencat e shtypit për të than që nuk duhet t'i rrisni rrogat e pensionet. Por, përse ne nuk duhej të rrisnim rrogat e pensionet? Për çfarë i paskemi ne paratë, nëse taksat e qytetarëve nuk ua kthejmë në rroga e pensione. Çfarë alternative është ajo që të bërtasësh mos rrit rrogat e pensionet?" deklaroi kryeministri.

k.k/NOA

KOMENTE