Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhouns: Bisedimet mes Athinës dhe Shkupit të kufizohen vetëm për emrin
English

Xhouns: Bisedimet mes Athinës dhe Shkupit të kufizohen vetëm për emrin

Athinë, 12 maj NOA - Bisedimet mes Athinës dhe Shkupit duhet të kufizohen vetëm me çështjen e emrit.

Këtë sugjerim ka dhënë Stjuart Xhouns, zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, në një deklaratë për gazetën greke "Kathimerini" (E Përditshme).

"Në këtë fazë të bisedimeve duhet të koncentrohemi në çështjen e emrit dhe të arrijmë përparim. Bisedimet mund të sjellin më shumë rezultate nëse nuk do të kishte disa çështje të tjera anësore", ka deklaruar Xhouns.

Anëtarësia e Maqedonisë në NATO, theksoi zëvendësndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Â mbetet prioritet i SHBA-së.

"Athina dhe Shkupi duhet të vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje me ndërmjetësim të Metju Nimicit, për shkak se pas zgjedhjeve ka shanse për përparim", deklaroi Stjuart Xhouns

Kurse lëshoi dhe një apel: "Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të tregojnë maksimalisht fleksibilitet, me qëllim që çështja e emrit të mbetet e kaluar dhe Maqedonia ta marrë vendin e merituar në NATO.

dh.a/NOA

KOMENTE