Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti i shtetit të Nju-Jorkut miraton martesat mes personave të të njëjtit seks
English

Parlamenti i shtetit të Nju-Jorkut miraton martesat mes personave të të njëjtit seks

Nju Jork, 13 maj, NOA - Parlamenti i shtetit të Nju Jorkut në SHBA, ka miratuar dje me 89 vota pro dhe 52 kundër, projektligjin për lejimin e martesës mes personave të të njëjtit seks, projekt ky i cili ka për të gjetur me siguri kundërshtimin në Senatin Amerikan.

Projektligji në fjalë, u prezantua nga guvernatori demokrat i shtetit të Nju Jorkut, David Paterson.

Debati për këtë çështje mes deputetëve zgjati mbi katër orë të plota dhe bëhet e ditur se ai ka qenë mjaft i nxehtë mes të dyja palëve, si atyre që i mbronin të tilla martesa, edhe atyre që ishin kategorikisht kundër tyre.

Deri tai, sipas të dhënave, janë vetëm 5 shtete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilët kanë ligjëruar martesën midis homoseksualëve.

Nju Jorku është qyteti më i populluar i SHBA-ve, me plot 18 milionë banorë dhe

ka brenda tij një komunitet të rëndësishëm homoseksualësh dhe miratimi i një ligji të tillë, do t'i afronte ata edhe më shumë me shtetin dhe ligjet.

n.e/NOA

KOMENTE