Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Birra Korça merr në Frankfurt, çmimin e Harkut Internacional të Evropës
English

"Birra Korça" merr në Frankfurt, çmimin e "Harkut Internacional të Evropës"

Tiranë, 15 maj/NOA - Birra Korça nderohet në Frankfurt me çmimin Diamant të "Harkut Internacional te Evropës".

Prodhimi shqiptar, u nderua në Frankfurt të Gjermanisë ku këto ditë, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të çmimeve "Harku Internacional i Evropës".

Qindra kompani prestigjioze nga mbarë globi, prisnin të vlerësoheshin nga BID, organizatore e këtij evenimenti. Ndër ta ishte edhe "Birra Korça".

Kompania arriti të marrë çmimin "Harku Internacional i Evropës", përkatësisht çmimin Diamant krahas shumë kompanive të tjera botërore me investime kolosale, teknologji, shërbim dhe cilësi të standardeve të larta.

Presidenti i BID, Jose E. Prieto i cili i dorëzoi personalisht këtë çmim, përfaqësuesit të kompanisë, Kasem Hysenbelliu, tha se "Birra Korça" ka përmbushur të gjitha standardet e kërkuara për të merituar vlerësimin e tyre.

Kompania është vlerësuar në angazhimin në lidership, në teknologji dhe novacion, për çmime konkurruese, duke u bërë kështu model i kompanive që operojnë në të njëjtin sektor.

Për BID, emri i "Birra Korça" është mëse i njohur pasi dy vite më parë, ajo e vlerësoi me çmimin "Quality Golden Crown", (Kurora e Artë e cilësisë) në një ceremoni të mbajtur në Londër.

Ky çmim jepej për të gjitha ato kompani të cilat prezantojnë një produkt cilësor në të gjitha parametrat e saj.

Çmimi "Harku Internacional i Evropës", ka shkuar tek kompani me investime kolosale në 53 vende të botës, në Evropë, Amerikë, Afrikë dhe Azi, si shenjë e arritjeve të tyre në kulturën e cilësisë.

Drejtori i kompanisë, Kasem Hysenbelli, thotë se "Birra Korça" nuk ka kursyer asgjë për përsosjen e cilësisë së saj, si garancia më e madhe për të patur sukses në treg.

"Duke filluar që nga rikonstruksioni i fabrikës ekzistuese në Korçë, më pas me një teknologji të fjalës së fundit, por duke ruajtur edhe tiparet e birrës së dikurshme, ky produkt ka fituar sot besimin e konsumatorit dhe vlerësimet e ndërkombëtarëve", - vë në dukje Hysenbelliu.

e.l/NOA

KOMENTE