Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KQZ miraton 4 koalicionet zgjedhore dhe 124 vëzhguesit e Komitetit të Helsinkit
English

KQZ miraton 4 koalicionet zgjedhore dhe 124 vëzhguesit e Komitetit të Helsinkit

Tiranë, 15 maj, NOA - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar në mbledhjen e paradites së sotme 4 koalicionet parazgjedhore të cilat do të garojnë për zgjedhjet e 28 qershorit, si edhe misionin e vëzhguesve të caktuar nga Komisioni Shqiptar i Helsinkit për t'i ndjekur nga afër ato.

Koalicioni i kryesuar nga PS nën siglën "Bashkimi për ndryshim" ka në përbërjen e tij PS, PSD, PDS, PBDNJ, dhe G99. Ndërsa koalicioni tjetër i regjistruar në KQZ, ai i së djathtës, nën siglën "Shqipëria po ndryshon" kryesohet nga Partia Demokratike dhe në përbërjen e tij ka 10 parti, mes të cilave PR, LDK, PBK etj. Koaliconi "Aleanca Socialiste për Integrim" kryesohet nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe në përbërjen e tij edhe PSV 91, Partia e Gjelbër e Shqipërisë, Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut, Partinë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigranteve dhe Partia Tolerenca e Re që mbron të drejtat e komunitetit rom. Ndërsa koalicioni "Poli i Lirisë" ka në përbërjen e tij Partinë Demokristiane, Lëvizjen për Zhvillim Kombëtar etj.

n.e/NOA

KOMENTE