Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një zjarr përfshin firmë italiane në ish-Kombinatin e Drurit Shkodër
English

Një zjarr përfshin firmë italiane në ish-Kombinatin e Drurit Shkodër

Shkodër, 15 maj/NOA - Flakë të një zjarri të paqartë përfshinë pasditen e së Enjtes, mjediset e një firme private italiane në ish-Kombinatin e Drurit në periferi të qytetit të Shkodrës.

Korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se ngjarja solli dëme të shumta materiale ndërsa nuk pati të lënduar.

Një numër i madh forcash nga reparti për Mbrojtjen kundër Zjarrit shkoi në vendngjarje, duke bërë të mundur pas pak orësh, lokalizimin dhe më tej, shuarjen e flakëve, pasi rrezikoheshin shumë familje të strehuara në godinat pranë repartit të drurit.

Nga hetimet, doli se u dogjën disa linja prodhuese të kompanisë italiane "Mail-Tirana". Presidenti i kompanisë, Mario Ruxhero, ka shprehur mirënjohjen për ndërhyrjen e shpejtë dhe efektive të repartit të zjarrfikësve që shpëtuan pjesën më të madhe të biznesit të tij.

r.d/NOA

KOMENTE