Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Humbet jetën punëtori i ndërtimit, nis hetimi ndaj administratorëve të firmës
English

Humbet jetën punëtori i ndërtimit, nis hetimi ndaj administratorëve të firmës

Durrës, 16 maj, NOA - Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal në ngarkim të dy personave, Silvan Deda dhe Adriatik Hasa, në pozicionin e administratorit dhe drejtuesit teknik të firmës së ndërtimit "EHAD" për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të sigurimit në punë", parashikur nga neni 289 i Kodit Penal.

Kjo pasi, dje në objektin 6-katësh të firmës në ndërtim "EHAD" ka rënë nga lartësia, 21-vjeçari Saimir Bënja, lindur në Tepelenë dhe banues në lagjen e Kënetës. Ai nuk ka mundur të mbijetojë pasi dëmtimet e pësuara nga rënia në lartësi ishin të mëdha. Saimir Bënja, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Durrësit, ishte punëtor ndërtimi dhe punonte në pallatin nga i cili është rrëzuar.

KOMENTE