Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bumçi: PD e kryeqytetit do të jetë e hapur për të gjitha grupet e interesit
English

Bumçi: PD e kryeqytetit do të jetë e hapur për të gjitha grupet e interesit

Tiranë, 18 maj NOA - Kandidati për postin e kryetarit të degës së Partisë Demokratike, Tiranë, Aldo Bumçi, deklaroi sot gjatë punimeve të Konferencës së saj, se "PD-ja e kryeqytetit do të jetë e hapur për të gjitha grupet e interesit".

Gjatë fjalës së tij kandidati Bumçi deklaroi se "gjatë katër viteve të qeverisjes së saj PD nuk u transformua nga pushteti, por ajo e përdori këtë pushtet për të ndryshuar jetën e shqiptarëve". Sipas tij, "PD duhet të theksojë identitetin e saj politik, duke përfshirë në këtë proces çdo anëtar të thjeshtë".Â

Ai vuri në dukje drejtimet për organizimin e degës së PD-së në kryeqytet, përmes nxitjes së debatit politik. "Ne na duhet të krijojmë hapësirë publike për debat në degën e Tiranës, i cili të përfshijë çdo seksion të saj për t'i ripërtëritur politikisht strukturat tona. Dega e PD-së së Tiranës duhet të jetë e hapur për të gjitha grupet e interesit.

Ajo, sidomos, duhet të lidhet me botën universitare, duke luftuar për nxitjen e liberalizmit politik, duke i ftuar të rinjtë të bëhen pjesë e vizionit politik", shtoi më tej Bumçi. k.k/NOA

KOMENTE