Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Heqja e vizave, Komisioni Evropian publikon sot raportin për Ballkanin. Shqipëria, ende prapa
English

Heqja e vizave, Komisioni Evropian publikon sot raportin për Ballkanin. Shqipëria, ende prapa

Bruksel, 18 maj, NOA - Komisioni Evropian publikon sot raportin mbi vlerësimin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për progresin e vendeve kandidate në lidhje me liberalizimin e vizave.

Ka për të qenë në fakt një mendim i përgjithshëm i Komisioni Evropian për mënyrën se si duhet të plotësohen reformat e domosdoshme në rajonin e Ballkanit dhe ai do të publikohet zyrtarisht më pas në 25 maj në Bruksel në nivel të ambasadorëve.

Ndërkaq, bëhet e ditur se rekomandimi për heqjen e vizave mund të pritet në muajin qershor.

Pasi Komisioni Evropian të rekomandojë heqjen e vizave, duhet të pritet vendimi i Këshillit Evropian, i cili pritet të ndodhë në fund të këtij viti, ose në pjesën e parë të vitit 2010.

Por sipas burimeve diplomatike, disa shtete të Bashkimi Evropian kanë shprehur rezerva të mëdha për liberalizimin e vizave.

Njëra prej tyre është Gjermania, e cila siç bëhet e ditur, edhe brenda raportit që pritet të publikohet, ka për të shprehur qëndrim të rezervuar në lidhje me liberalizimin e plotë të vizave për vendet e Ballkanit.

Ndërkaq, një dokument konfidencial paraprak paralajmëron se Shqipëria nuk i ka përmbushur të gjitha kriteret për hedhjen e këtij hapi.

Mbi lëvizjen e lirë, ky dokument vlerëson se janë bërë disa progrese, por se nevojitet përmbushja e plotë e kritereve në të gjitha fushat e specifikuara në udhërrëfyes.

Deri më tani, burime diplomatike njoftojnë se vendet më të favorizuara për liberalizimin e plotë të regjimit të vizave, janë Maqedonia dhe ndoshta Serbia e Mali i Zi, ndërsa Shqipëria dhe Bosnja do të vlerësohen në kohën e duhur kur t'i përmbushin kushtet e duhura për liberalizimin e vizave.

n.e/NOA

KOMENTE