Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD, Përnaska: Rama është përfshirë nga fobia e zgjedhjeve të qershorit
English

PD, Përnaska: Rama është përfshirë nga fobia e zgjedhjeve të qershorit

Tiranë, 18 maj NOA - Kandidatja për postin e kryetarit të PD-së, dega Tiranë, Lajla Përnaska, u shpreh sot në punimet e Konferencës së kësaj dege, se "me platformën tonë elektorale ne do të certifikojmë edhe një herë fitoren e madhe të zgjedhjeve të vitit 2005, e cila do t' i shërbejë jo vetëm kryeqytetit, por gjithë Shqipërisë".

Në fjalën e saj Përnaska, konkurrente në garën për kreun e PD-së së Tiranës, tha se "maxhoranca ka qartazi një aksion për qytetarët dhe zhvillimin e vendit. Por, nga ana tjetër ka një tjetër model qeverisje për Tiranën, bazë e së cilës është pasioni për pushtet i Edi Ramës, pasioni për kapitale marramendëse dhe për uzurpim të opinionit publik dhe mediave". "Rama tashmë është përfshirë nga fobia e zgjedhjeve të qershorit, prandaj kërkon të baltosë në çdo vend dhe media progresin e këtij vendi" shtoi më tej Përnaska. Ajo theksoi se "me PD-në e Tiranës maxhoranca do t'i çojë më tej arritjet, për ta bërë degën e kryeqytetit forcën që ne duam".

Përnaska bëri thirrje për t'i dhënë Tiranës, "modelin e munguar, nga një model qeverisje me bojatisje, betonim e abuzime që është sot, në një qytet që do të shpalosë gjithë potencialin e zhvillimit dhe vlerave të përbashkëta".

k.k/NOA

KOMENTE