Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Josip Kuze, kroati i ri që do drejtojë Kombëtaren
English

Josip Kuze, kroati i ri që do drejtojë Kombëtaren

Tiranë, 20 maj, NOA - Trajneri kroat, Josip Kuze, është përzgjedhur nga Federata Shqiptare e Futbollit si drejtuesi i radhës për ekipin tonë kombëtar.

Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së e ka zgjedhur atë mes tre kandidaturave të mbetura në garë, pas atyre që vërshuan të paraqiten menjëherë pranë FSHF-së pas largimit të ish-trajnerit Ari Han nga drejtimi i ekipit tonë kombëtar.

Bëhet e ditur se Kuze gjatë karrierës së tij, ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb.

Sipas të dhënave zyrtare, kontrata mes FSHF-së dhe trajnerit kroat do të jetë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë.

Ai do të mund të fillojë punën pas disa ditëve dhe javën e ardhshme pritet të bëjë një grumbullim me lojtarët e kombëtares, për t'u njohur nga afër me ta. Prova e tij e parë do të jetë ajo në datën 6 qershor, kur ekipi ynë kombëtar do të ndeshet me ekipin e Portugalisë, në kuadrin e kualifikimeve për në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010, e pasuar kjo edhe nga dy miqësore me Gjeorgjinë dhe Qipron. n.e/NOA

Â

KOMENTE