Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Italiani humbet kontrollin e automjetit, përplaset me kamionin në kalimin e Sukthit
English

Italiani humbet kontrollin e automjetit, përplaset me kamionin në kalimin e Sukthit

Sukth, 22 maj, NOA - Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të qytetarit italian, Diego Pissa, lindur dhe banues në Itali pasi në aksin rrugor Tiranë-Durrës në afërsi të "Mbikalimit të Sukthit", duke drejtuar automjetin e tij tip "Crysler" me targë BN482VH ka humbur kontrollin gjatë drejtimit të automjetit.

Për pasojë, është përplasur me automjetin kamion me targë DR 61 34 A me drejtues Ismail Hoxhën, banues në Durrës.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor", parashikuar nga neni 290/1 i kodit penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE