Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Blushi: Listat e borxheve për ushqime, më të gjata se gjatësia fizike e Berishës
English

Blushi: Listat e borxheve për ushqime, më të gjata se gjatësia fizike e Berishës

Korçë, 23 maj/ NOA - Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, është ndalur derë më derë në qytetin e Korçës, ku ka folur për programin me banorët, për problemet që i shqetësojnë ata, si dhe për listat e borxheve me ushqime, të cilat ai i cilësoi "me keqardhje" që janë "më të gjata se gjatësia fizike e Sali Berishës".

Blushi ka diskutuar me banorët e lagjes numër 6 të Korçës për arsyet përse ata duhet të votojnë.

Ai tha se nuk kishte shkuar për të kërkuar vota, por për të parë fytyrën e vërtetë të varfërisë. Blushi u ndal në çdo treg ushqimor, aty ku njerëzit kryejnë aktivitetet e jetës së përditshme.

"Unë sot kam ardhur në këtë zonë të Korçës, jo për të kërkuar votat, por për të parë fytyrën e vërtetë të varfërisë. Për të parë se si ky qytet është varfëruar në katër vitet e fundit; se si njerëzit kanë humbur punën, kanë humbur shpresën, kanë humbur mundësitë për të jetuar një jetë me dinjitet; se si qeveria ka braktisur me mijëra qytetarë të Korçës dhe shumë qytetarë të Shqipërisë; se si listat e ushqimeve janë zgjatur më shumë se gjatësia fizike e Sali Berishës", - tha Blushi.

Ai premtoi se "qeveria e re e Partisë Socialiste do të shohë varfërinë në sy, duke u përpjekur pa dyshim të krijojë vende pune për shqiptarët dhe t'i japë mundësi qyteteve tona të zhvillohen".

a.f/NOA

KOMENTE