Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Koreja e Veriut lëshon armë bërthamore, OKB vihet në alarm
English

Koreja e Veriut lëshon armë bërthamore, OKB vihet në alarm

Pyongyang, 25 maj, NOA - Koreja e Veriut njofton se ka kryer një test të ri me armë bërthamore. Lajmi konfirmohet nga mediat vendase, sipas të cilave, arma e fundit ishte shumë më e fuqishme nga ajo e testuar në tetor të vitit 2006.

Mediat e komentojnë lajmin se qenka lokalizuar një dridhje sizmike në veri, e cila të bën të mendosh se është shkaktuar nga një shpërthim bërthamor.

Një lajm i tillë ka shkaktuar një alarm në mbarë botën diplomatike dhe e para që ka reaguar ka qenë Japonia, e cila tha se do të kërkonte një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërkohë që Koreja e Jugut krijoi një ekip krize dhe nisi bisedimet urgjente.

Efektet duket se kanë qenë të menjëhershme dhe i pari ka qenë ai i ulje së aksioneve në bursën e Koresë së Jugut, me 4 përqind të vlerës nga frika se testi bërthamor do të përshkallëzojë tensionet rajonale. Ndërsa Britania nga ana e saj, tha se testi shkelte rezolutat e OKB-së, kurse SHBA tha se po konsultohej me aleatët dhe Rusia se po ekzaminonte me kujdes të gjitha informatat.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut kërcënoi se do të filloi punën e ripërpunimit në kompleksin bërthamor të Yongbyon-it të cilin më parë e kishte mbyllur. Ky vendim erdhi si kundërpërgjigje ndaj kritikave të komunitetit ndërkombëtar për lëshimin nga Koreja e Veriut të një rakete në muajin prill, që sipas Penianit synonte dërgimin e një sateliti në hapësirë. n.e/NOA

KOMENTE