Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Jashtëm Hyseni, rreth 30 takime në Nju York për njohjen e Kosovës
English

Ministri i Jashtëm Hyseni, rreth 30 takime në Nju York për njohjen e Kosovës

Nju-Jork, 25 maj, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skënder Hyseni ka udhëtuar drejt Nju Jorkut, në kuadrin e një vizite zyrtare, në të cilën ka si pikësynim të kryejë një lobim për njohjen e shtetit të Kosovës.

Siç bëhet e ditur në një deklaratë të ministrisë së Punëve të Jashtme, gjatë qëndrimit në Nju Jork, kryediplomati kosovar, Hyseni do të ketë takime me rreth 30 delegacione nga venden të cilat ende nuk e kanë njohur Kosovën, e që janë të akredituar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju York. Gjatë këtyre takimeve, ministri Hyseni do të flasë për progresin e Kosovës në vitin e parë të pavarësisë si dhe do të kërkojë që qeveritë e këtyre vendeve ta kenë në agjendën e tyre njohjen e Kosovës e ta përshpejtojnë këtë hap.

n.e/NOA

KOMENTE