Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Emigranti po çonte në Greqi 1 kg marijuanë, kapet nga policia
English

Emigranti po çonte në Greqi 1 kg marijuanë, kapet nga policia

Gjirokastër, 27 maj, NOA - Forcat e policisë kanë arrestuar 23-vjeçarin Gentjan Zotaj, i lindur dhe banues në Fratar të Mallakastrës, pasi në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, ai u kap duke transportuar në mënyrë të paligjshme 1 kilogramë lëndë narkotike, e tipit marijuanë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, konstatimi u bë gjatë një kontrolli rutinë të ushtruar në automjetin tip Volsvagen Golf 4, me targa greke YHH 7708, i cili drejtohej nga Zotaj dhe ku në bagazhin e tij, është gjendur një qese transparente me ngjyrë të bardhë ku brenda saj kishte lëndë narkotike të dyshuar si marijuanë.

Grupi hetimor ka bërë kqyrjen e vendit ku ishte fshehur lënda narkotike dhe ka rezultuar se në qese kishte rreth 1 kilogramë lëndë narkotike.

Ky shtetas punonte si emigrant në Artë të Greqisë dhe po udhëtonte nga Fieri drejt qytetit grek.

Nga ana e policisë, u kryen të gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale, u bë sekuestrimi i lëndës narkotike dhe automjetit në cilësinë e provës materiale si dhe arrestimi në falgrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale të "Trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE