Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vetëm 2 vjeç, luan bilardo shkëlqyeshëm si mjeshtër
English

Vetëm 2 vjeç, luan bilardo shkëlqyeshëm si mjeshtër

Nju Jork, 28 maj, NOA - Ai është vetëm dy vjeç, por duket se kjo nuk e ka penguar që ai të jetë një lojtar i shkëlqyeshëm bilardoje.

Duke hipur gjithmonë sipër një karrigeje, ndërsa gjuan me stekën e bilardos, ai i ka mahnitur të gjithë me mënyrën inteligjente të të luajturit dhe forcën për të dërguar të gjithë topat në vrimat e tryezës së lojës.

Fjala është për Keith O'Dell, djaloshin amerikan 2-vjeçar, i cili në mbarë botën është bërë i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme në të luajturit bilardo.

Ai madje ka edhe faqen e tij të internetit, derisa kohë më parë është bërë edhe anëtari më i ri i Shoqatës amerikane të lojtarëve të bilardos. Keith është fëmijë shembullor i lojtarëve të bilardos, derisa bilardo ka filluar të luajë në tavolinën e fëmijëve, mirëpo tani me ndihmën e karriges luan edhe në tavolinën për të rritur.

Ndërkaq, bëhet e ditur së bashku me lojën e bilardos, Keithi i vogël ka filluar t'i njeh ngjyrat të cilat më herët nuk i ka dalluar. Prindërit e tij janë shumë të lumtur që biri i tyre është kaq i talentuar, derisa thonë se Keith së shpejti do t'i mësojë edhe numrat të cilat e sfidojnë gjersa luan bilardo.

n.e/NOA

Â

KOMENTE