Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bakojanis: Pas zgjedhjeve, do rifillojmë negociatat me Maqedoninë mbi emrin
English

Bakojanis: Pas zgjedhjeve, do rifillojmë negociatat me Maqedoninë mbi emrin

Athinë, 30 maj, NOA - Shefja e diplomacisë greke, Dora Bakojanis, deklaroi se pas zgjedhjeve në Greqi sërish do të fillojnë negociatat mes Shkupit dhe Athinës për zgjidhjen e çështjes së emrit.

"Negociatat nën patronazhin e mediatorit të OKB-së, Metju Nimic do të fillojnë pas zgjedhjeve në fund të muajit. Kjo do të jetë një përpjekje e re për të gjetur një zgjidhje të pranueshme", deklaroi Bakojani për agjencinë e lajmeve athinase.

Kohëve të fundit, bashkësia ndërkombëtare, sidomos Shtetet e Bashkuata të Amerikës kanë intensifikuar angazhimin e tyre për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit Xhejms Stajnberg deklaroi se për kontestin e emrit ekzistojnë shumë zgjidhje kreative.

Ai paralajmëroi se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin procesin në KB me ndërmjetësim të mediatorit Matthew Nimetz dhe se janë të gatshme të ndihmojnë aq sa munden në zgjidhjen e kontestit.

NOA-INA

KOMENTE