Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Puna për pastrimin e rërës në plazh i merr jetën 42-vjeçarit në Durrës
English

Puna për pastrimin e rërës në plazh i merr jetën 42-vjeçarit në Durrës

Durrës, 1 qershor, NOA - Puna për pastrimin e rërës së plazhit në Durrës, në prag të nisjes së sezonit turistik, ka rezultuar fatale për një 42-vjeçar i cili gjeti vdekjen nga freza e zetorit me të cilin punonte.

Ngjarja e dhimbshme ndodhi dje në orën 10.30, në fshatin Hamallaj në Sukth të Durrësit, thanë për agjencinë e lajmeve NOA, burime policore vendase.

"Kastriot Veizaj, 42 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Kullë Sukth, gjeti vdekjen gjatë punës për pastrimin e rërës së plazhit me një zetor në pronësi të tij", - konfirmoi policia.

Grupi hetimor zbardhi se 42-vjeçarin e kishte kapur freza e zetorit duke i shkaktuar dëmtime të shumta në trup.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit por nuk ka mundur të mbijetojë.

"Pasi u kryen veprimet e para hetimore si këqyrja e vendit të ngjarjes, qyrja e kufomës dhe nga deklarimet e marra të pranishmëve në vendngjarje rezultoi se Kastriot Veizaj ka gjetur vdekjen aksidentalisht gjatë punës për pastrimin e frezës nga mbeturinat e rërës. Atë e ka kapur freza duke i shkaktuar dëmtime të rënda me pasoje vdekjen", detajoi policia.

Gjithsesi, ajo shtoi se "materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Durrës, për hetime të mëtejshme".

KOMENTE