Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti i dytë i fushatës, tentohet të digjet me benzinë një zyrë elektorale e PS-së
English

Incidenti i dytë i fushatës, tentohet të digjet me benzinë një zyrë elektorale e PS-së

Shijak, 2 qershor, NOA - Afrimi i fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, duket se po shënon edhe incidentet e saj të radhës. Pas atij të shënuar pak ditë më parë në zyrën elektorale të Partisë Socialiste në zonën e Don Boskos, në orët e natës së sotme është shënuar incidenti i dytë për këtë fushatë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, në mbrëmjen e djeshme është tentuar të digjet zyra elektorale e Vullnetarëve të Partisë Socialiste në zonën e Xhafzotajt në Shijak.

Burimet policore nga vendngjarja regojnë sesi është tentuar të figjet me benzinë garazhi i kësaj zyre elektorale, por për fat nuk ka patur asnjë të dëmtuar.

Policia ende nuk ka identifikuar autorin e ngjarjes.

Ndërkaq, disa ditë më parë, është thyer me mjete të forta hyrja e një zyre elektorale pranë rrugës "Don Bosko" në kryeqytet.

Sipas punonjësve të kësaj zyre tyre, njësia elektorale është thyer e gjitha me mjete të forta, dhe policia nga ana e saj nuk ka pranuar variantin e ndonjë grabitje me thyerje.

n.e/NOA

KOMENTE