Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shet orenditë e banesës që kishte marrë me qira, ndalohet nga policia 24-vjeçari
English

Shet orenditë e banesës që kishte marrë me qira, ndalohet nga policia 24-vjeçari

Elbasan, 3 qershor NOA - Një 24-vjeçar është ndaluar nga policia e Elbasanit pasi ka shitur orenditë e banesës që kishte marrë me qira.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se sot u krye ndalimi i 24-vjeçari Florenc Hida, banues në Elbasan, i dënuar për vjedhje.

Sipas policisë ndalimi i tij u krye sepse në lagjen "K. Elbasanit", në banesën me qira të shtetases Bukurie Çarçia, 54-vjeçe, ka shitur orenditë shtëpiake.

Mësohet se Hida prej disa muaj jetonte me qira në banesën e 54-vjeçares e cila ia kishte dorëzuar banesës bashkë me orenditë.

Pavarësisht se kontrata e pashkruar mes dy palëve ka parashikuar mirëmbajtjen e orendive nga ana e qiramarrësit, kjo nuk e ka penguar të riun ti nxjerrë në shitje ato dhe paratë t'i mbajë për vete.

Pas konstatimit të veprimit të qiramarrësit, gruaja ka denoncuar në polici duke e çuar në qeli 24-vjeçarin.

k.k/NOA

KOMENTE