Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Automjeti përplaset me një motoçikletë, plagosen bashkëshortët
English

Automjeti përplaset me një motoçikletë, plagosen bashkëshortët

Shkodër, 9 qershor NOA - Burrë e grua kanë mbetur të plagosur rëndë, pasi motoçikleta me të cilin ata po udhëtonin u përplas me një automjet.

Aksidenti ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin rrugorë Shkodër - Koplik, në vendin e quajtur në afërsi të Kompleksit të Zmijanve, kur mjeti tip-Audi me targa SH 92 68 C, me drejtues 45-vjeçarin Behar Tokaj, ka aksidentuar bashkëshortët Skënder K., 50-vjeç dhe Kudrete K., 38-vjeç, të cilët po udhëtonin me një motoçiklete tip-Lifan, pa targa.

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar shtetësja Kudrete K., e cila ka thyer këmbën dhe ndodhet e shtuar në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i motoçikletës, Skënder K., nuk ka pësuar dëmtime serioze.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimore, i cili ka kryer veprimet e para hetimore në lidhje me aksidentin.

Policia ka bërë të mundur ndalimin e drejtuesit të automjetit, 45-vjeçarin Behar Tokaj dhe material në ngarkim të tij do i kalojnë Prokurorisë së Rrethit për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugorë".

k.k/NOA

KOMENTE