Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria ul nën 1 euro tarifën e përdorimit të kullotave dhe livadheve për kullotje dhe kositje
English

Qeveria ul nën 1 euro tarifën e përdorimit të kullotave dhe livadheve për kullotje dhe kositje

Tiranë, 11 qershor NOA - Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi "Për miratimin e tarifave të përdorimit të kullotave dhe livadheve për kullotje dhe kositje" duke e ulur atë sipas kategorive nga 2-4 herë.

Vendimi ka si qëllim miratimin e tarifës nën 1 euro për dhënien në përdorim të kullotave dhe livadheve shtetërore, për kullotjen e bagëtive dhe kositje bari, duke synuar lehtësimin e blegtorëve shqiptarë.

Nga aplikimi i kësaj tarife, do të përfitojnë drejtpërsëdrejti komunat, bashkitë, si dhe sektori shtetëror i administrimit të kullotave, si dhe subjekte private që kontraktojnë çdo vit marrjen me qira të kullotave shtetërore e që janë të interesuar për rritjen e treguesve cilësorë të administrimit të tyre.

k.k/NOA

Â

KOMENTE