Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dashurohet me shokun 18-vjeçar të djalit, 36-vjeçarja braktis gjashtë fëmijët e saj
English

Dashurohet me shokun 18-vjeçar të djalit, 36-vjeçarja braktis gjashtë fëmijët e saj

Skoci, 12 qershor, NOA - Dashuria dhe pasioni i madh me shokun 18-vjeçar të djalit të saj, duket se ia ka errur sytë gruas 36-vjeçare, e cila për hir të tij ka braktisur gjashtë fëmijët e saj dhe ka shkuar të bashkëjetojë me të.

Ngjarja ka ndodhur në Angli dhe ka tronditur autoritetet sociale të këtij vendi, të cilat kanë marrë tashmë në dorëzim fëmijët e 36-vjeçares 15, 10, 8, 6, 5 dhe 3 vjeç, që ia ka mbathur me të shokun e djalit.

Debbie Mallinson, nëna e 6 fëmijëve, është dashuruar me Adam Cabanin, me të cilin është larguar fshehurazi nga shtëpia në mes të natës për të mos u kthyer më kurrë.

"Tashmë ajo jeton me mikun e saj të ri, ndërsa fëmijët rrinë me njerëz të huaj. U ka thënë asistentëve socialë që dëshiron t'i marrë me vete fëmijët dhe të jetojë me shokun e saj të ri, por kjo është çmenduri. Sidomos po të marrësh parasysh faktin që jetojnë tek shtëpia e motrës së tij, ai s'ka asnjë cent dhe, mbi të gjitha, është fëmijë për vete", raporton tabloidi britanik "The Sun" lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE