Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetari i partisë Lëvizja e Legalitetit prezanton kandidaten Zhaneta Ndregjoni
English

Kryetari i partisë "Lëvizja e Legalitetit" prezanton kandidaten Zhaneta Ndregjoni

Â

Tiranë, 13 qershor, NOA -Kryetari i partisë "Lëvizja e Legalitetit" Ekrem Spahiu prezantoi në njësinë bashkiake nr. 11 Laprakë kandidaten Zhaneta Ndregjoni dhe kryetare e Forumit të Gruas Legaliste, Â e cila kandidon nën siglën e kësaj partie për qarkun Tiranë.

Kandidatja Ndregjoni foli për rëndësinë e angazhimit të femrave në politikën shqiptare jo vetëm si një faktor ekulibrues, por edhe si një domosdoshmëri për rritjen e vëmendjes që politika duhet t'i kushtojë çështjeve të familjes dhe edukimit të brezit të ri.

Kryetari Spahiu fillimisht u ndal tek ngjarja e rëndë e ndodhur ne Qerret ku një aktivist i Partisë Demokratike u qëllua për vdekje nga një militant i majtë dhe shprehu ngushëllimet e tij dhe të PLL për viktimën e pafajshme.

Spahiu tha se filozofia e dhunës është tipike për të majtën në tërësi, e në veçanti për të majtën shqiptare, e cila që në fillimet e saj e ka përdorur atë si mjet kryesor për të ardhur në pushtet.

Duke folur për programin e Legalitetit Spahiu tha se PLL është partia e kujtesës historike dhe trashëgimtarja e traditave më të mira shqiptare. Partia që ka sensin e drejtësisë njerëzore dhe që i druhet drejtësisë hyjnore.

 Është partia që sillet dhe vepron me moton "Atdheu mbi të gjitha", që ka përvetësuar konceptet e Mbretit Zog I dhe ka si shembull veprimet e Tij, duke e konsideruar si Korifeun e atdhetarizmit.

 Është partia që përpiqet të realizojë idealet e veta me vullnetin e përgjithshëm të popullit.

e.l\NOA

KOMENTE