Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagoset rëndë supervizori turk në rrugën Durrës-Kukës
English

Plagoset rëndë supervizori turk në rrugën Durrës-Kukës

Kukës, 14 qershor NOA - Ngjarje e rëndë në rrugën ende në ndërtim Durrës-Kukës, me pasojë plagosjen rëndë të një shtetasi turk, informon korrespondenti i agjencisë së lajmeve NOA.

Viktima është shtetasi turk Edgun Bajram, rreth 40 vjeçar, me detyrë supervizor punimesh i pjesës së aksit në ndërtim Durrës-Kukës që menaxhohet nga një kompani turke në Kolsh të Kukësitt.

Autor i dyshuar i krimit është Adriatik Doçi, 27 vjeçar, lindur e banues në lagjen nr 3 të qytetit të Kukësit, i cili në mesditë është dorëzuar pranë autoriteteve të policisë vendore.

Duke iu referuar burimeve në vendngjarje, mësohet se incidenti ka ndodhur mëngjesin e së Dielës në orën 07.15, kur supervizori turk i firmës që po bashkëmerr pjesë në ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, është qëlluar me mjete të forta në kapanonët e kampit në Kolsh të Kukësit, nga punëtori shqiptar.

Në gjendje kritike për jetën Edgun Bajram është dërguar në spitalin rajonal të Kukësit, ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, në mesditë, policia ka konfirmuar arrestimin e të dyshuarit Adriatik Doçi i cili ishte dorëzuar në komisariatin e Kukësit.

Paraprakisht dyshohet se një grindje për motive banale e nisur pak ditë më parë, ka sjellë incidentin e sotëm, kurse hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

a.b/NOA

KOMENTE