Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin, aksidentohet nga një makinë
English

Kalonte rrugën nga njëri krah në tjetrin, aksidentohet nga një makinë

Tiranë, 16 qershor, NOA - Një grua ka mbetur e plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në dalje të kryeqytetit.

Forcat e Policisë së kryeqytetit thanë sot për agjencinë e lajmeve NOA se lidhur me ngjarjen, kanë arrestuar në flagrancë 36-vjeçarin Dritan Shaba, lindur dhe banues në Tiranë.

Ai akuzohet se në vendin e quajtur rruga "Ura e Farkës" në Mullet, duke drejtuar automjetin tip "Furgon Ford" me targa të huaja, ka aksidentuar 40-vjeçaren Valbona Burnocaka, banuese në Mullet pranë Tiranës.

E aksidentuara në momentin e përplasjes po kapërcente rrugën nga njëri krah në tjetrin dhe pas përplasjes me automjetin, u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë në gjendje të rënduar shëndetësore.

U kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor".

n.e/NOA

KOMENTE