Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Krimet e Rënda dënojnë katër persona për trafik ndërkombëtar armësh
English

Krimet e Rënda dënojnë katër persona për trafik ndërkombëtar armësh

Tiranë, 17 qershor NOA - Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur sot fajtorë katër të pandehurit, duke i dënuar me 29 vjet burg për veprën penale të "trafik të armëve dhe municioneve".

Grupi i gjyqtarëve ndjekës që shqyrtuan çështjen, dënoi me 11 vjet burg të pandehurin Bashkim Dervina, me 10 vjet të pandehurin Bujar Doku dhe me 4 vjet secili, të pandehurit Fitim Palushi dhe Ardit Mane.

Katër të pandehurit ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar ‘Mini Blou", operacion i kryer në vazhdimësi të "Cikol 2".

Gjatë momentit të arrestimit të pandehurve iu gjetën dhe sekuestruan 22 pistoleta, ku 20 prej tyre të tipit "Mini Blou", kalibër 6,35 dhe 2 copë të tipit "Bereta" të kalibrit 9 mm.

Nga hetimet u vërtetua se kishin ardhur në vendin tonë nga Kosova nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Morinit dhe do të shiteshin në tregun vendas.

e.l/NOA

Â

KOMENTE