Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
MARUBI , protestë përpara Bashkisë Tiranë
English

"MARUBI", protestë përpara Bashkisë Tiranë

Tiranë, 17 qershor NOA - "Marubi" sërish protesta, kësaj here protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Bashkisë së Tiranës.

"Aleanca për Hapësirën Publike, Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi, Shoqata e Kineastëve Shqiptarë "Lumiere", kineastë, studentë, pedagogë të universiteteve publike e private, gazetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e Familjes Hysa (pronarët legjitim) bllokuan për më shumë se 45 min hyrjen e Bashkisë Tiranë për të protestuar mbi ngjarjet e turpshme që po ndodhin që prej 121 ditësh pranë Akademisë së vetme të Filmit dhe Multimedias "MARUBI" në Shqipëri" thuhej në deklaratën e lëshuar nga përfaqësuesit e protestuesve.

Protesta u përshkallëzua duke qenë se Bashkia Tiranë, sipas protestuesve është përgjegjësja kryesore për indiferencën e treguar gjatë javëve të fundit në lidhje me prishjen dhe prerjen e ullinjve 100 vjecarë pranë parqeve në krah dhe përpara Akademisë Marubi.

Folësit në protestë deklaruan se nuk do të tolerohet asnjë veprim i mëtejshëm për prerjen e pemëve dhe betonizimin e parqeve të vetme të mbetura në ish kinostudio si dhe në rast të kundërt protesta do të përshkallëzohet duke i kërkuar të gjithë qytetarëve shqiptarë të mbrojnë më çfarëdo lloj mjeti hapësirat publike por mbi të gjitha hapësirat që mbartin kujtesën historike.

k.k/NOA

KOMENTE