Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Veliaj në Sarandë: Ne kemi qenë maxhoranca e heshtur që sot po kërkon ndryshim
English

Veliaj në Sarandë: Ne kemi qenë maxhoranca e heshtur që sot po kërkon ndryshim

Sarandë, 18 qershor NOA - G99 zhvilloi sot një manifestim në qytetin e Sarandës, ndërkohë që Erion Veliaj zhvilloi disa takime edhe në Ksamil.

Kreu i G99 vizitoi edhe disa familje të varfra në periferinë e Sarandës.

Ndërkohë gjatë takimit të zhvilluar në Kinoteatrin e Sarandës, Veliaj u shpreh se "prej kaq vitesh ne kemi qenë maxhoranca e heshtur, maxhoranca e atyre njerëzve që me aftësinë e tyre shikonin punën e tyre, ata njerëz që mundohen të ecin përpara me ndershmërinë e tyre, që ti arrijnë gjërat me vlerat e tyre. Kurse ata që na kanë qeverisur, vijoi kreu i G99, kanë qenë minoranca e zhurmshme e cila vetëm bën zhurmë, e cila vetëm xhiron gomat, që vetëm bërtet, e që vetëm tund flamujt".

Veliaj u bëri thirrje banorëve të Sarandës të vazhdojnë edhe këtë pjesë të fundit të kësaj gare, sepse sipas tij, situata ka ndryshuar, maxhoranca e heshtur sot po flet dhe sot po kërkon ndryshim. Gjatë këtij takimi ka mbajtur një fjalim edhe kandidati për deputet i G99 në Qarkun e Vlorës, Genc Kojdheli i cili u shpreh se "gara e sotme nuk është një gare e zakonshme, por është një garë kurajoje, një garë për të mundur frikën te të gjithë ata qytetarë që në heshtje kanë vuajtur këto katër vjet të qeverisjes Berisha".

k.k/NOA

KOMENTE