Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bullgaria arreston Agim Çekun me urdhër arresti të Serbisë që në 2002-in
English

Bullgaria arreston Agim Çekun me urdhër arresti të Serbisë që në 2002-in

Sofje, 24 qershor, NOA - Përsëritet incidenti i ndalimit një vend tjetër të ish-kryeministrit të Kosovës, Agim Çeku.

Pas arrestimit të tij pak kohë më parë në Kolumbi, mësohet se ai është arrestuar dje në mbrëmje edhe në Bullgari.

Lajmi është bërë i ditur nga ministria e Brendshme bullgare, e cila deklaron se "Agim Ceku është arrestuar të martën në Geshevo, kur sapo kishte hyrë në Bullgari, pas një mandati arresti të Interpolit".

Sipas zëdhënëses Diana Yankulova ai rezulton i i kërkuar për krime të luftës dhe arrestimi i tij është bërë pikërisht në bazë të një urdhër-arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002 ndaj tij. Në lidhje me këtë ngjarje, zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate në Kosovë, Gëzim Kasapolli ka deklaruar për median se arrestimi i Çekut ishte bërë ndërsa ishte duke udhëtuar për në kryeqytetin bullgar, Sofje, ku ishte i ftuar në një takim zyrtar të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë. Ndërkaq, mediat kosovare duke cituar zëdhënësin Kasapolli kanë deklaruar se "ish-kryeministri pritet të lirohet sot në mëngjes". Beogradi e akuzon Çekun për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Para pak muajsh, Agim Çeku në bazë të fletë-arresteve serbe u arrestua edhe në Kolumbi, ku edhe iu ndalua hyrja për 10 vite.

n.e/NOA

KOMENTE