Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shoferja përplas automjetin me një furgon mallrash, ndiqet në gjendje të lirë
English

Shoferja përplas automjetin me një furgon mallrash, ndiqet në gjendje të lirë

Krujë, 24 qershor, NOA - Policia e Krujës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj 40-vjeçares Flora Dura, lindur në Dibër dhe banuese në Tiranë pasi tek vendi i quajtur "Ura e Gjoles", duke drejtuar automjetin tip "Golf" me targë TR 9445 F është përplasur me mjetin tip furgon mallrash tip "Benz" me targë TR 3479 H.

Drejtuesi i këtij të fundit, 22-vjeçari Jaho Bodini, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë nuk ka pësuar dëmtime, por pasagjeri i tij 58-vjeçari Agim Hasani, lindur dhe banues në Tiranë, ndodhet në Spitalin Ushtarak, por jashtë rrezikut për jetën.

U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Krujës për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal

KOMENTE