Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident në veriun e Italisë, një tren që del nga shinat shkakton 13 të vdekur
English

Aksident në veriun e Italisë, një tren që del nga shinat shkakton 13 të vdekur

Romë, 30 qershor, NOA - Një tren që ka dalë nga shinat në veriun e Italisë ka shënuar një aksident të rëndë, me pasojën e 13 personave të vdekur dhe të paktën lëndimin apo plagosjen e rëndë të 36 personave të tjerë.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur pranë qytetit Viareggio, pasi një cisternë gazi në një nga vagonat e trenit u përfshi nga flakët e zjarrit duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm, deklaroi një zyrtar lokal. Dy ndërtesa pranë vendit të aksidentit u rrëzuan, duke shtuar se një pjesë e viktimave ishin në këto dy ndërtesa. Nga ana e saj, Drejtoria e Hekurudhave ka komunikuar se një nga vagonat e trenit kishte dalë nga shinat duke tërhequr edhe katër vagonë të tjerë.

Ndërkohë një sasi gazi i lëngshëm ka rrjedhur nga një cisternë në një nga vagonat duke u përfshirë më pas nga flakët.

n.e/NOA

KOMENTE