Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qeveria vendos të kompensojë me 17.3 milionë lekë, ambasadën franceze
English

Qeveria vendos të kompensojë me 17.3 milionë lekë, ambasadën franceze

Tiranë, 2 korrik NOA - Me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave ka vendosur kompensimin në të holla të ambasadës franceze në Republikën e Shqipërisë, duke e konsideruar si subjekt të shpronësuar.

Burime nga kabineti qeveritar i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA se bëhet fjalë për kompensimin mbi sipërfaqen e njohur 557,75 m2, në vlerën 17.3 milionë lekë.

Vlera e mësipërme, është vendosur që të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit dhe t'i vihet në dispozicion Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës.

Kjo e fundit, do të kryejë veprimet për kalimin e shumës në njërën nga bankat e nivelit të dytë, në emër të ambasadës franceze, në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me procedurat për zbatimin e buxhetit të shtetit.

e.l/NOA

KOMENTE