Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Besart Berisha pëlqehet, gati firma me Arminian e Bielfeldit
English

Besart Berisha pëlqehet, gati firma me Arminian e Bielfeldit

Tiranë, 13 korrik NOA - Besart Berisha është provuar dhe ka bindur në ditët e para ndaj tani, është shumë pranë kalimit për te Arminia e Bielfeldit, dhe gati të rikthehet në Bundesligë.

Sulmuesi i kombëtares sonë pritet të transferohet në një nga këto ditë.

Ndërkohë, ai është duke kaluar një test me ekipin gjerman, para se të firmosë kontratën për edicionin e ri futbollistik.

Besart Berisha ka qenë më parë lojtar i Hamburgut dhe pas disa sezoneve ai është shitur te Bërnli në Angli, por ishte i pafat pasi në ndeshjen e parë pësoi një dëmtim që e la një vit jashtë fushës së futbollit.

Kosovari ishte në formë huazimi gjatë këtij sezonit të kaluar, te Rosenborgu në Norvegji dhe më tej te Horsens në Danimarkë.

Në ditën e parë, sipas drejtuesve të Bielfildit, paraqitja e Berishës ka qenë bindëse.

Ai është shumë pranë firmës me Arminian, ndërkohë që lojtari tjetër i marrë në provë Apasojeviç nuk ka dhënë prova të njëjta dhe mes tyre vetëm Berisha pritet të nënshkruajë një kontratë.

/a.k/b.a/NOA/

KOMENTE