Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Rama me presionet përpiqet të maskojë përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve
English

PD: Rama me presionet përpiqet të maskojë përgjegjësinë e tij për humbjen e zgjedhjeve

Tiranë, 13 korrik NOA - Vetëm pak orë pas deklaratës së kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama i cili u shpreh se ka fituar mandatin e 9 në Fier ndërsa kërkon hetime për Beratin e Tiranën, ka reaguar Partia Demokratike.

"Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe presionin e Edi Ramës, humbësit të këtyre zgjedhjeve, i vetmi politikan që këndon në humbje, i cili çdo ditë me presione dhe kërcënime përpiqet të maskojë përgjegjësinë e tij për humbjet e zgjedhjeve.

PD i bën edhe një herë thirrje zotit Rama të heqë dorë nga presionet dhe kërcënimet ndaj institucioneve vendimmarrëse për procesin zgjedhor. Të vërë në zbatim politikën e tij të re për të pranuar me dinjitet dhe mëndje të hapur humbjen" u shpreh në një deklaratë për shtyp zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

Sipas saj, Partia Demokratike është e vendosur të pranojë çdo rezultat që del nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

"Natyrisht mandati i Fierit të cilin PS ia merr PDI me 160 vota më shumë, pavarësisht nga rezultati i shpallur do të jetë objekt i një hetimi ligjor nga Kolegji Zgjedhor" përfundoi Mëhilli.

k.k/NOA

KOMENTE