Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryetarja e Kuvendit uron Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, Jerzy Busek
English

Kryetarja e Kuvendit uron Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, Jerzy Busek

Â

Tiranë, 14 Korrik NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i dërgoi sot një letër urimi Presidentit të ri të zgjedhur të Parlamentit Evropian, zotit Jerzy Buzek.

Në letrën e saj drejtuar z. Buzek, Kryetarja e Kuvendit, në emër edhe të Kuvendit të Shqipërisë, i bën urimet për zgjedhjen si President i Parlamentit Evropian.

Në letër evidentohet se Shqipëria ka bërë së fundmi një progres të jashtëzakonshëm.

"Ajo është sot anëtare me të drejta të plota e NATO-s. Në sajë të reformave të gjithanshme, ekonomike e ligjore ne arritëm të përmbyllim fazën e ratifikimit të MSA-së në një kohë rekord duke bërë të mundur në prill dorëzimin e kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE", - thotë Topalli në letrën e saj.

Pajisja e qytetarëve me kartat e identitetit, nisja e procesit të pajisjes me pasaportat biometrike, por edhe rezultatet e qarta në luftën ndaj krimit e korrupsionit janë hapa që tregojnë vullnetin tonë maksimal për përmbushjen e aspiratës evropiane të shqiptarëve".

"Qytetarët shqiptarë, janë dhe ndihen qytetarë të Evropës. Ata meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane dhe për realizimin e kësaj ëndrre, ne besojmë fort në mbështetjen tuaj i nderuar z. Buzek, edhe për faktin se ju vini nga një vend që e kupton më së miri këtë aspiratë", vijon Topalli në letrën e saj.

Po ashtu, Kryetarja e Kuvendit fton Presidentin e ri të Parlamentit Evropian, për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

a.k/NOA

KOMENTE