Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prençi takon shefin e INTERPOL: Shqipëria numër të lartë ekstradimesh
English

Prençi takon shefin e INTERPOL: Shqipëria numër të lartë ekstradimesh

Tiranë, 14 korrik NOA-Shqipëria ka rritur  numrin e kërkesave për ekstradime. Vetëm vitin e shkuar ky numër u rrit 5 herë më shumë se vitet e tjera.

Kështu ka deklaruar drejtori i Policisë së Shtetit gjatë një takimi ditën e martë me  sekretarin e përgjithshëm të Interpolit-it Z. Ronald K. Noble. Në fjalën e tij, Prençi i renditi z.Noble, arritjet e deritanishme, si rritja e teknologjisë në pikat e Kalimit Kufitar për kontrollin e personave që hyjë e dalin në Shqipëri, - bashkëpunimet me Ministrinë e Transporteve mbi targimin e makinave, ku nga ana e INTERPOL-it verifikohet nëse ato janë apo jo të trafikuara.

Kryepolici i shtetit shqiptar, Â i garantoi shefit të Interpolit, bashkëpunim dhe angazhim maksimal në muajt e ardhshëm.

Nga ana e tij, sekretari i përgjithshëm i INTERPOL-it z. Noble vlerësoi punën e zyrës së Interpol Tiranës dhe premtoi përhapjen e imazhit të mirë të kësaj pune dhe në vendet e tjera. Â

Në fund të fjalës së tij, Noble premtoi mbështetjen e INTERPOL në luftën e përbashkët kundër krimit.

m.i/NOA

Â

KOMENTE